Nikollovski: AUV të tregojë kur do t’i kompensojë blegtorët për kafshët e mbytura

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski kërkon nga institucionet kompetente saktë të tregojnë në afat prej sa ditëve pas mbytjes së kafshëve për shkak sëmundjes së lëkurës (lumpy skin disease) do t’i kompensojnë blegtorët.

Nikolovski sërish akuzoi se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) vonë ka reaguar lidhur me paraqitjen dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në vend.

“AUV seriozisht u vonua në ndërmarrjen e masave edhe pse që në gusht të vitit 2015 e ka ditur për paraqitjen e sëmundjes në rajonin e Greqisë dhe Turqisë, dhe për mundësinë sëmundja ta zgjerohet në Maqedoni. AUV vitin e kaluar nuk e ka informuar opinionin, e as blegtorët, nuk ka organizuar asnjë debat mediale për sëmundjen, asnjë këshillim për blegtorët dhe punonjësit në veterinari si t’i njohin simptomat, nuk ndau asnjë fletushkë apo poster për paraqitjen e mundshme të saj” ,deklaroi zëvendësministri plotësues.

Sipas tij, Agjencia është dashur që në vitin 2015 apo në fillim të vitit 2016­të ta njoftojë laboratorin me të cilin ka lidhur marrëveshje, të blejë pajisje për konfirmim laboratorik të sëmundjes, por këtë nuk e ka bërë. Vaksinat, vlerësoi do të arrijnë pas 20 majit, ndërsa vaksinimi do të filloj pas saj. Për zbatim të tërësishëm të saj do të nevojitet minimum një muaj, ndërsa kafshët do të fitojnë imunitet madje 28 ditë pas vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button