Arbresha Rexhepi me medalje historike për Maqedoninë

Suksesi i historik i xhudistes shkupjane, Arbresha Rexhepi, e cila solli medaljen e bronztë nga Kupa Evropiane, është mirëpritur nga shumë dashamirë të sportit. Ndërsa për këtë sukses Agjencia për Rini e Sport, sot ka organizuar pritje në nder të shkupjanes Rexhepi.

Ajo në Kupën Evropiane që u mbajt javën e kaluar në Klluzh Napoka në Rumani, ishte pjesëmarrëse në kategorinë për kadetë, duke fituar vendin e tretë, i cili është suksesi më i madh i xhudistëve nga Maqedonia. Rexhepi së pari ka fituar garuesen nga Serbia Nevena Miliq, pastaj humbi nga Gulija Santini nga Italia me një ipon, ndërsa në repasazh Rexhepi triumfoi kundër garueses nga Hungaria Sandra Tamashi gjithashtu më një ipon. Me të njëjtin rezultat ajo e mundi kroaten Matea Brletiq, kurse në luftën vendimtare për medaljen e bronztë, Rexhepi me një ipon ishte më e mirë se italiania Ana de Luka.

Arbresha Rexhepit pas arritjes në Shkup, Agjencia për Rini e Sport, i ka organizuar konferencë për shtyp, ku mes tjerash ajo ka deklaruar: “Ju falënderoj për pritjen që ma bëtë ju si agjenci. Shpresoj se në turnet tjera, jo vetëm medaljen e bronztë, por do të arrij sukses edhe më të madh. Sigurisht se tani më presin edhe shumë turne tjera, si ato evropiane, botërore dhe olimpike, ku shpresoj që edhe atje të fitojë ndonjë medalje”.

Arbersha Rexhepi edhe një herë ka potencuar se ajo tani do të fokusohet të përgatitet që të arrijë normën për Lojërat Olimpike në Tokio në vitin 2020. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button