Ministria e Financave të Maqedonisë nuk respekton shqipen duke u arsyetuar se askush nuk e respekton!

Në ueb-faqen e Ministrisë së Financave ka dy versione: versionin në gjuhë maqedonase dhe atë në gjuhë angleze. Mungesa e versionit shqip në ueb-faqen e Ministrisë së Financave është e paarsyeshme, pasi nga ministria në fjalë insistonin ta arsyetojnë duke thënë se as ministritë tjera nuk e kanë, gjë që nuk është e vërtetë, shkruan Portalb.mk.

Në bisedë telefonike para më se 40 ditësh, në pyetjen pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e ministrisë, Natalija Skalova, e autorizuar për marrëdhënie me publikun u shpreh: “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe?! A i keni pyetur të gjithë të tjerët, sepse në të gjithë është anglisht dhe maqedonisht.”

Në pyetjen e gazetares së Portalbit pse nuk ka version shqip në ueb-faqen e Ministrisë së Financave derisa në ueb-faqe të disa ministrive tjera ka dhe a punohet në këtë çështje, ajo vazhdimisht pyeste “Në cilat tjera ka?”

Skalova kërkoi që pyetja t’iu dërgohet në mënyrë elektronike, ndërsa Portalb akoma nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Ndërkohë, version shqip ka në ueb-faqet e ministrive në vijim:

Neni 1 i Amandamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”

Në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni ishte 25.17%.

Ndryshe, Ministria e Financave kryen detyra që lidhen me: sistemin e financimit; sistemin tregtar; sistemin doganor; sistemin e taksave dhe politikat e taksave; sistemin e kursit të këmbimit; sistemin e bankave dhe kursimeve bankare dhe institucionet tjera financiare; huatë dhe kreditë; politikën makroekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare; sigurimin e pasurisë dhe personave; lojërat e fatit; përgatitjen dhe realizimin e buxhetit të shtetit dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit; çështje pronësore etj./Portalb.mk

LEXO: Presidenti i Maqedonisë nuk përfill gjuhën shqipe!
LEXO: Përgjegjës të hutuar, asnjë sqarim për mungesën e versionit shqip në ueb-faqen e Qeverisë
LEXO: Ueb-faqja e MPB-së vetëm maqedonisht, nuk pranojnë asnjë gjuhë tjetër (FOTO)
LEXO: Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë “respekton ligjet”, por jo gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button