Ish-deputeti shqiptar i përfshirë në ‘Panama Papers’ (Dokument)

“Panama Papers” ka publikuar sot në internet mbi 200 mijë dokumente në faqen offshoreleaks.icij.org në të cilën tregohen se si njerëzit përdornin firma offshore për të u shmangur taksave dhe sanksioneve, transmeton Insajderi.com

Nga një kërkim i thjeshtë pjesë e morisë së dokumenteve të publikuara është i përfshirë dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, shkruan Panorama.

Image

Ish­-deputet socialist i cili për disa vite ishte drejtor i KESH­-it gjatë qeverisë “Nano” rezulton se ka regjistruar një kompani me adresë në Gjermani të quajtur “White Ebony Holdings Ltd”.

Në regjistrimin e vitit 2007, ai rezulton vetë drejtor dhe zotërues i të gjitha aksioneve.

Harasani në shtator 2012, dha dorëheqjen si deputet dhe shkoi në Nju Jork për të drejtuar një kompani ndërtimi të quajtur Phoenix Network LLC, ku është ortak dhe drejtor i operacioneve.

Ndërsa në total nga “Panama Papers” bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që disponon gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button