Nikollovski me akuza të reja për “ndihmën japoneze”
Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot kumtoi se me heshtjen për “ndihmën japoneze”, VMRO-DPMNE konfirmon se fondi është dëmtuar për 200.000 euro. Nikollovski ende pret përgjigje nga minsitri aktual, Mihail Cvetkov, por edhe nga paraardhësi i tij, Ljupço Dimovski, për, siç thekson, paratë e keqprëdorura në dëm të bujqve të vërtetë. “Ministri Mihail Cvetkov është i obliguar para qytetarëve, bujqve dhe tërë opinionit të përgjigjet në pyetjet kyçe, në cilën bazë janë tërhequr këto para dhe në xhepa të kujt kanë përfunduar qindra mijëra euro.
Si është e mundur që ndërmarrja Faktor konsalting SHPK e formuar më 28 dhjetor të vitit 2009, menjëherë më 16 maj të vitit 2010 të lidhë kontratë me MBPEUnë, si është e mundur që ndërmarrja vetëm me pronar dhe udhëheqës në mënyër joligjore të tërheqë 200.000 euro nga Fondi japonez dhe si mundet pa mbulesë nga llogaria e Minsitrisë, dikush të tërheqë qindra mijëra euro pa mbulesë”, qëndron në kumtesën e Nikollovskit.