“Djathi i Dibrës” produkt i mbrojtur i blegtorëve dibran

Shoqata e blegtorëve nga rajoni i Dibrës “Deshat” solli vendim që djathi i bardhë i brenduar që prodhohet në mënyrë tradicionale ta mban emrin ,, Djathi i Dibrës”. 

Vendimi i këtillë ka ardhur si pasojë e propozimeve të shumta  nga ana e blegtorëve nga Qendra Zhupë, që propozuan mes tjerash djathi i brenduar të quhet “Koxhaxhent”, (Lufta e madhe) , që nuk u pranua nga numri i madh i blegtorëve.

Shoqata jonë menjëherë pas vendimit dorëzoi kërkesë që institucionet shtetërore kompetente të cilat  merren me brendimin e prodhimeve të shtëpisë, ky  prodhim shtëpiak ta merr emrin “Djathi i Dibrës”, tani presim përgjigje, tha kryetari i shoqatës, Skënder Ame.

Sipas tij është arritur marrëveshje që pas marrjen së përgjigjes pozitive, përfaqësuesit kompetent për marrjen e logos së tyre, djathi i blegtorëve dibran të shitet me kanta  përkatëse  dhe do të mbajnë logon e tyre.

Djathi i Dibrës është njëri nga prodhimet më kualitative dhe në mënyrë tradicionale shitet nëpër Evropë. Në panairin për prodhimet e qumështit të mbajtur në Itali, morri vlerësime të larta.

Lajme të ngjashme

Back to top button