NLB Tutunska Banka do ta marr pronën e Televizionit A1

Ka filluar proceduar për pranim-dorëzimin e pronës së ish Televizionit A1 në duart e NLB Tutunska Banka.

Grupi i përbërë nga përfaqësuesit e Bankës, përmbarues, vlerësues, logjistikë policore kanë filluar procesin për dorëzimin e pronës së ish televizionit, shkruan “Faktor”.

Sipas burimeve të gazetës, dorëzimi i pronës vjen si rezultat i borxhit kreditor. Banka duhet të paguajë 1.6 milion euro. Kjo procedurë në praktikë do të thotë se prona nga duart e udhëheqësit falimentues shkon në duart e NLB Tutunska Bankës.

Sipas të dhënave të para në pronën e ish televizionit janë përfshirë objekte, oborri si dhe prona e televizionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button