De Biasi ‘përzihet’ edhe te grupmoshat
Revolucion kuqezi. Kështu mund të quhet vendimi që ka marrë të martën trajneri italian i Shqipërisë Gianni De Biasi pas takimit që ka zhvilluar me trajnerët e moshave.
Kombëtaret U17, U19 dhe U21 duhet të luajnë me të njëjtin modul lojë, që përshtatja nga njëra grupmoshë në tjetrën, deri në kombëtaren A të jetë më e shpejtë dhe në mënyrë organike.
Kjo ka qenë tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit mes trajnerëve të ekipeve kombëtare, ku morën pjesë Gianni De Biasi, Skënder Gega, Foto Strakosha dhe Xhemal Mustedanagiq.
Ky ndryshim taktik është propozuar nga italiani dhe pritet të jetë i frytshëm për të ardhmen.





