Tre në një – spin, konstruksion dhe njollosje

 [Recension: Huliganët e Zaevit dhe të Sorosit godasin gjykatën penale (FOTO)]

Informata e vetme që mund të konfirmohet nga tre fjalitë prej të cilave përbëhet teksit, është fakti se është hedhur ngjyrë mbi ndërtesën e Gjykatës penale. Pretendimet e tjera në këtë artikull me intonacion ofendues, janë të pakonfirmuara dhe paraqesin koment me qëllim të caktuar.

Хулиганите на Заев и Сорос удрија по кривичниот суд ФОТО Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Huliganët e Zaevit dhe të Sorosit godasin gjykatën penale (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 03.5.2016

Data e recensionit: 04.5.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

DISKREDITIM

Partia opozitare LSDM konfirmoi se anëtarë dhe aktivistë të saj marrin pjesë në protestat në kuadër të të ashtuquajturit “Revolucion laraman”, mirëpo në këtë artikull bëhet gjeneralizim i pabazë se mu LSDM-ja është përgjegjëse për sjelljen e demonstrantëve. Pastaj, thuhet se Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni (FSHHM), që njihet si fondacioni i Sorosit, është organizator i marsheve protestuese, ndërsa për pohimet e këtilla nuk është ofruar asnjë dëshmi.

“Huliganët e Zaevit dhe të Sorosit godasin gjykatën penale.”

Emërtimi i pjesëmarrësve të protestave si “huliganë” (që gjithnjë e më shpesh bëhet në një pjesë të medieve), ka për qëllim diskreditimin e protestës, mirëpo edhe diskreditimin personal. Veprim ky që, poashtu, është në kundërshtim me standardet profesionale të gazetarisë.

Njëanshmëria dhe favorizimi politik i artikullit shihet në formulimet që janë identike me shprehjet që përdoren në komunikatat e VMRO-DPMNE-së, si për shembull, kjo komunikatë për opinionin që u publikua më 13 mars të këtij viti:

“Atë që krimineli Zoran Zaev e paralajmëroi në televizionin Telma në intervistën e kurdisur, hordhitë e egra të LSDM-së dhe të Sorosit filluan sonte ta realizojnë nëpër rrugët e Shkupit.”

I qartë është edhe spini i cili përmban elemente të favorizimit, që e plotëson anshmërinë politike të artikullit:

“Pikërisht Zaevi paraprakisht thoshte se nuk e respekton gjykatën dhe nuk do t’i respektojë kërkesat dhe vendimet e tij.”

Në fakt, bëhet përpjekje për t’i lidhur dy ngjarje të ndryshme në formë të teorisë së konspiracionit, e mbështetur me komente dhe me pohime të paverifikuara dhe të paatribuara, që për qëllim të fundit e kanë diskreditimin politik.

Kurse fotografitë me të cilat është ilustruar kjo (dez)informatë e shkurtër, në mënyrë plotësuese e e përforcojnë efektin manipulues të këtij konstruksioni.

Marrë në përgjithësi, kemi një publikim joprofesional që ka për qëllim njollosjen e protestave masovike, të cilat më shumë se tre javë mbahen në Shkup, e poashtu u përhapën edhe në dhjetëra qytete të vendit.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button