MPB: Aksioni i Kumanovës më i vështiri

Tre ditë para përvjetorit të parë të aksionit të Kumanovës, MPB-ja e ka cilësuar si më të vështirin që nga formimi i njësisë për intervenim të shpejtë “Tigrat”. Këto komente u bënë në manifestimin e shënimit të ditës së policisë, transmeton Alsat-M.

Në këtë operacion për fat të keq kanë humbur jetën tre pjesëtarë të njësisë për punë speciale dhe pesë pjesëtarë nga njësia për intervenim të shpejtë. Kemi mbi 30 pjesëtarë të plagosur”, tha Slavço Petrusevski, komandat i njësitit “Tigar”.

Nga ana tjetër kryetari i “Dinjitetit” Stojançe Angellov ka reaguar ndaj veprimit të djeshëm të presidentit Ivanov i cili dekoroi tetë policët që ranë gjatë aksionit në Lagjen e Trimave më 9 maj. Ai akuzoi Ivanovin se ka falur fajtorët kryesorë të kësaj ngjarjeje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button