Ndërron jetë një fëmijë katër vjeçar në aksident komunikacioni

Aksident tragjik ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Strumicë – Berovë në të cilën ka humbur jetën një fëmijë nga Bosillova, njofton Portalb.

Fatkeqësia ka ndodhur në vendin Dabilja ku tani për tani për shkaqe të panjohura automobili “Opel Astra” të cilin e ka drejtuar i ati i fëmijës, ka dalë nga rruga. Sipas informatave të para, ata kanë qenë duke udhëtuar drejt fshatit Petralincë, ku gjatë udhëtimit automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur në fushat përreth. Nga aksidenti, edhe babai edhe fëmija kanë marrë plagë, ndërkaq në rrugën drejt Spitalit të Strumicës fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka  dalë gjykatësi hetimor dhe prokurori publik të cilët do ta kryejnë ekspertizën për rastin në fjalë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button