“Fokus”: Kërpaç i ka zbuluar llogaritë e fshehta të provizionit izraelit!

Nëse  hetimi për vdekjen misterioze të Kosta Kërpaçit, drejtor i ndërmarrjes “Finzi” e cila paraqitet si pronar i ueb-portalit “Netpres”, mbaron me dëshmi për vrasje, dhe nëse Prokuroria Themelore del me autorë të dyshimtë, por edhe me porositës, atëherë rasti do të ketë përfundim gjyqësor, ndërkaq publiku do të besojë në një version të tillë, kështu shkruan javorja “Fokus”, transmeton Portalb.

Javroja “Fokus” konstaton, se nëse misteri mbështjellët si vetëvrasje, atëherë rasti do të mbyllet, por dilema se Kërpaç a u vetëvra, do të mbetet përgjithmonë.

“Mendjendrituri Kërpaç, fotograf akademik sipas profesionit, dhe lidhjet e tij me jetën, por edhe karakteri i tij, tregojnë se ai nuk ka pasur gjasa të vetëvritet nëse dikush nuk do ta kishte shtyrë, gjegjësisht të i ishte kërcënuar dhe shantazhuar. Nëse Kërpaç ka pranuar përpara prokurorëve special se dikush e ka kërcënuar, sigurisht e ka ditur se prej ku kanë ardhur ato kërcënime. Sipas të gjitha gjasave i ka përshkruar të gjitha detajet se ku si dhe kur me çfarë fjalësh i kanë dërguar porosi kërcënuese. Gjithashtu se a i janë kërcënuar personat që kanë pasur lidhje me lëndën në të cilën ka dëshmuar ai, apo me ndërmjetësim të dikujt tjetër”, shkruan “Fokus”, transmeton Portalb.

Javorja, përkujton se shkrimet në media, kanë shkruar se Kërpaç më parë ka qenë dëshmitar në rastin “Fortesa” të PSP-së, gjegjësisht ka ndarë informata me PSP për shkatërrimin dhe asgjësimin e sistemeve me të cilat është kryer përgjimi. Sipas “Fokusit”, sipas shumë gjasave ai ka mundur që PSP-së t’i jep informata në lidhje me blerjen e pajisjeve për përgjim, gjegjësisht llogarive të provizioneve izraelite për të cilat në “bombat e Zaevit”, bisedojnë Sasho Mijallkov dhe Svetllana Kostovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button