Rita Ora do të luajë në filmin erotik ’50 shades of Grey”

Rita Ora është përzgjedhur si një prej protagonistëve në adaptimin filmik të romanit erotik, “50 Shades Of Grey”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 23-vjeçarja me origjinë shqiptare, do të luajë rolin e Mia Grey, motrën e adoptuar të karakterit kryesor, pasanikut Christian Grey, të cilin e luan aktori Jamie Dornan.

Këtë e konfirmuar edhe vet Rita në profilin e saj zyrtar në Twitter. “Është zyrtare! Jam përfshirë në kastin e ‘50 Shades Of Grey’, si motra e Christianit, Mia”, ka shkruar Rita.

Ndryshe, Dakota Johnson do të luajë rolin e të dashurës së miliarderit Grey, ndërsa emrat tjerë të aktorëve që do të luajnë janë Eloise Mumford, Luke Grimes, Jennifer Elche dhe Max Martini.

Lexuesve tanë ju rikujtojmë se ky nuk është roli i saj i parë filmik. Ajo pati një rol të vogël edhe në vazhdimin e gjashtë të filmit “Fast & Furious” si dhe në serinë e famshme, “90210”. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button