Thaçi: Shpresoj që gjatë mandatit tim, Kosova të jetë kandidat për anëtarësim në BE

Presidenti Hashim Thaçi, në një takim me shefen e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme Federica Mogherini ka thënë se është kaluar ngërçi politik, duke i lënë vendin stabilitetit, njofton Klan Kosova.

“Kemi kaluar situata të pakëndshme politike tani kemi një stabilitet politik. Pas fuqizimit të MSA-së do t’i  marrim edhe përgjegjësit e liberalizmit të vizave”.

Ai ka falënderuar Mogherinin për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, duke shprehur besim në punën e saj, ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë lufta ndaj krimit, eksremizmit dhe korrupsionit.

“Unë kam besim se nën udhëheqjen e zonjës Mogherni do të kemi një dinamike të re të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve”.

“Një nga kushtet kryesore ka qene edhe lufta ndaj korrupsionit krimit dhe ekstremizmit dhe kjo është kryer me sukses. Duhet të behet edhe më shumë”.

Thaçi më tutje ka deklaruar se ka shpresë që statusit i vendit kandidat për anëtarësim në BE të fitohet gjatë mandatit të tij pesë vjeçar.

“Unë shpresoj se gjatë mandatit si President i vendit do ta fitojmë statusin e vendit kandidat të BE-së”.

Ndërsa Mohgerini nga ana e saj ka kërkuar që të implementohen marrëveshjet e arritura me Serbinë, me theks të veçantë në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Çështjet që Presidenti përmendi janë të rëndësishme për ne, si implementimi i marrëveshjeve si Asociacioni që jemi dakorduar në gusht të vitit të kaluar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button