Vesel Memedi fiton gjyqin, mbetet kryetar i RDK-së
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi tha sot se ai ka fituar gjyqin dhe ai mbetet kryetar i RDK-së.
”Këtë konferencë për shtyp e thirrëm t’ju njoftojmë juve dhe opinionin e gjërë edhe për fitoren ligjore, pas fitores së madhe morale që u dëshmua me konferencën e 12.03.2016, ku bashkarisht më anëtarsinë besnike të RDK-së, demaskuam disa puçist që tentuan t’i bëjnë tradhëti RDK-së dhe anëtarsisë besnike të saj. Kam patur besim të paluhatshëm se një ditë të afërt do të kemë rastin që anëtarsinë besnike të RDK-së ta informoj edhe për fitoren ligjore, me të cilën i jepet fund lojës së projektuar të disa qarqeve në emër të RDK-së, dhe të zbatuar nëpërmjet 4 puçistëve.
Pra, që në fillim po ju njoftoj me vendimin gjyqësor si vijon:
“Kërkesa për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së Vesel Memedi është antiligjore dhe antistatutore dhe për këtë arsye hudhet si e pabazë. Kryetar legal dhe legjitim i RDK-së është Vesel Memedi.” tha ai.