Fjalët e Harry-t për Lady Diana-n, të denja për një princ të vërtetë

“E di që kam shumë nga ime më brenda vetes. Dua ta bëj sa më krenare. Do e kaloj gjithë jetën që kam përpara duke kërkuar të mbush atë boshllëk. Dhe të njëjtën gjë do bëjë William”. Këto ka thënë Princ Harry për të ëmën Diana në një intervistë për revistën People, që e ka pasur në kopertinën e saj. Por, princi ka pranuar që nuk ka shumë kujtime nga ajo, 19 vjet pas largimit të saj nga kjo botë.

Dy vëllezërit rrallë bëjnë komente mbi largimin e saj nga jeta, por këtë herë Harry, 31 vjeç, vendosi të hapej. “Kur iku, la një boshllëk të madh, jo vetëm për ne, por dhe për shumë njerëz në botë. Nëse do arrij të mbush edhe një pjesë të vogël të tij, detyra ime do  quhet e kryer”, sqaron princi. Harry aktualisht është i angazhuar në disa aktivitete filantropike: po promovon Invictus Games, lojërat ndërkombëtare paralimpike, kushtuar ushtarakëve që kanë pësuar dëmtime të përhershme fizike për shkak të shërbimit ose në shërbim.

“Nuk kam shumë kujtime nga fëmijëria me mamanë time, ka pranuar princi. Nuk them kurrë: “Ok, do e bëj këtë sepse jam i sigurt që është ajo gjë që mamaja do donte të bëja”, edhe pse, vetvetiu, kur e bëj, mendoj: E di çfarë? Me siguri do e adhuronte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button