LR-PDSH: Alarmi i kuq i GNK-së është alarm ndaj VMRO-së dhe BDI-së

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i cili radhiti Maqedoninë në mesin e shteteve që janë goditur nga konfliktet siç është Iraku dhe Siria, është një tregues i pamohueshëm se Maqedonia dita ditës po bëhet një vend i pashpresë dhe pa perspektivë për qytetarët e saj. Thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

LR PDSH vlerëson se shkaktarë kryesorë të kësaj gjendje është padyshim Qeveria e RM-së si dhe partnerët e koalicionit qeverisës VMRO-BDI, të cilët duhet të japin llogari para votuesve të tyre e më gjerë për këtë rangim në mesin e shteteve të pazhvilluara ekonomikisht dhe politikisht si dhe shteteve të përfshira në konflikte të armatosura.

“LR PDSH, duke e analizuar raportin e GNK, konstaton se në mënyrë urgjente duhet ndryshuar elita e politkbërjes në Maqedoni, ndërsa Qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të vështirë ku mbisundon varfëria, krimi i organizuar dhe diktatura qeverisëse si dhe mundësia e një konflikti qytetar dhe etnik në Maqedoni”, thuhet në reagimin e partisë.

LR PDSH bën thirrje faktorit ndërkombëtarë për një ndërhyrje më aktive  diplomatike dhe politike për ti ndihmuar Maqedonisë të dal nga kriza, që tanimë çmimin e një konflikti të mundshëm do ta paguanin qytetarët e pafajshëm të Maqedonisë.

LR PDSH pyet publikisht BDI-në, se a ka kapacitet kjo parti së bashku me ministrat e rinj të cilët udhëheqin digastere të rëndësishme siç është ai i Ekonomisë dhe Euro integrimeve, t’ju japin përgjigje këtyre organizatave ndërkombëtare siç është ky i Grupit Ndërkombëtar të Krizave të cilat ndezin alarmin e kuq për Maqedoninë dhe të ardhmen e saj.

LR PDSH edhe njëherë konstaton së formimi i një Gjykate Speciale do ishte një ndihmesë e madhe për funksionimin e Prokurorisë Speciale, poashtu vlerëson se përfaqësuesit e BE duhet të përfshihen në mënyre aktive edhe në institucionet për përgatitjen e zgjedhjeve siç është ai i KSHZ-së për të siguruar zgjedhje me standarde dhe të pranueshme për të gjitha palët si dhe të kontribuojë për ndarjen e shtetit nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button