Shqiptari çmend italianët, bën festë ditëlindjeje në burg (Foto)

Emanuel Demaj është shqiptari i burgosur në Itali, i cili po çmend mediat lokale atje me fotografinë e postuar më së fundmi në rrjetet sociale. Ai shikohet duke festuar ditëlindjen e tij së bashku me miqtë brenda qelisë së burgut të Montorio-s, në provincën e Veronës.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarit i është gjetur telefon celular brenda qelisë së tij. Herën e fundit që u kap me celular thuhet që po kontaktonte me të vëllain i cili ishte i burgosur në Lion të Francës.

“Buzëqeshja tallëse që shfaq në fotografi, është një sfidë ndaj drejtësisë italiane, një shuplakë ndaj sistemit të burgjeve, një pështymje në fytyrë të gjykatësit që do ta dënojë”, shkruajnë mediat lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button