Thaçi e Haradinaj humbësit legjendarë

Humbja e bastioneve ka qenë tërmeti i këtyre zgjedhjeve. Secila parti për shkak të rrethanave të ndryshme është ndëshkuar nga votuesi.

Komunat ku është pritur me komoditet se nuk mund të humbin e sidomos ato të regjionalizuarakanë pësuar debakël, ndërkohë që fitorja e kandidatit të AKR-së në Mitrovicë është komentuar si ndër më të befasishmet.

Analistët japin arsye të ndryshme për secilën komunë, e cila ka sjellë përmbysje të rezultateve. Humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve kanë dalë të jenë dy paritë e krahut të luftës PDK dhe AAK, shkruan Zëri. 

Ato humbën shumë komuna që deri më tash kanë qenë bastione të tyre. Rënia e PDK-së është cilësuar si ndëshkim për keqqeverisjen edhe në pushtet qendror. Kurse humbja e Mitrovicës ka qenë e papritur për shkak se nga kjo komunë vijnë edhe figurat me pushtet brenda partisë.

Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj me vetëm tre komuna të fituara dhe humbjen e dy bastioneve deri tash shumë të forta Pejën dhe Gjakovën, shihet si humbës i madh i këtyre zgjedhjeve. Analistëve vlerësojnë se ai i ka parë sherrin flirtimit që ka bërë me t’u liruar nga Haga me kryeministrin Thaçi dhe njëkohësisht keqqeverisja e AAK-së nëpër komuna./Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button