Ermali zgjidh dilemën: Nora kishte veshur çorape leshi!

A kishte veshur, apo s’kishte veshur të brendshme Nora Istrefi gjatë natës finale të “Këngës Magjike”.

Kjo ishte dilema që kaploi qindra spektatorë e telespektatorë, të cilët nuk mundën të qëndronin indiferent ndaj veshjes së këngëtares.

Njëri prej tyre ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili si në natën e dytë, ashtu edhe në natën finale të festivalit, ngriti dyshimin e tij me një farë ironie, duke mos dashur të përmendë fjalën “të mbathura” e duke e konvertuar me “çorape”.

Natyrisht, kaq mjaftoi që kjo të ishte një nga “çështjet” e pazgjidhura gjatë netëve të “Këngës Magjike”.

Mirëpo ka qenë vetë Ermal Mamaqi, i cili duket se ka zgjidhur gjithçka, duke postuar një foto të Norës gjatë performancës së saj, nga një këndvështrimi ku duket se i ka të brendshmet, ndonëse nga ato thuajse të tejdukshmet. Ndërkohë që Mamaqi e ka shoqëruar këtë imazh me komentin: “Si përfundim, Nora i kishte veshur çorape…leshi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button