Selmani: Të amnistuarit për krime nuk mund të akuzojnë gazetar për shoqërim kriminal

“Përderisa bota demokratike e feston ditën e mediave të lira, ne kemi ardhur përpara burgut të Shuto Orizares, për atë se kjo simbolikë tregon më mirë për mospasjen e lirisë”, tha kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, njofton Portalb.

Ai theksoi se në këtë burg është i burgosur gazetari, Zoran Bozhinovski, sipas tij, për akuza të pabaza.

“Faji i vetëm i Bozhinovskit ka qenë që ka pasur guxim të shkruaj për fytyrën e shëmtuar të pushtetit, për gënjeshtrat e tyre, kriminalitetin dhe mospasjen e moralit. Ata që Maqedoninë e shndërruan në “vesh të madh” nuk mund ta akuzojnë për spiunim. Të amnistuarit për krime nuk mund ta drejtojnë gishtin drejt tjerëve për shoqërim kriminal. Me çfarë fytyre ky pushtet mund të akuzojë gazetarë për shantazh, kur e mbajnë pushtetin nëpërmjet trysnive dhe shantazheve. Fuqishëm solidarizohemi me kolegën Bozhinovski dhe duam që ta sigurojmë se do të qëndrojmë me të derisa të lirohet”, tha Selmani.

Ai gjithashtu shtoi se gazetarët në Maqedoni po burgosen, rrihen, frikësohen, përgjohen, etiketohet dhe diskreditohen me qëllim që të mos flasin për keqpërdorimet e këtij pushteti, transmeton Portalb.

Sipas kryetarit të SHGM-së, disa media të caktuara për shkak të lidhjeve të korrupsionit me pushtetin janë shndërruar në makineri për manipulim e qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button