Sindikalistët dhe OJQ protestuan për të drejtat e punëtorëve

Disa qindra qytetarë me rastin e Ditës së punës u mblodhën për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve. Ata kërkuan më shumë të drejta për punëtorët dhe bën thirrje për bashkim në luftën për kushte më të mira të punës.

Me pankarta “Punëtorët nuk janë rob”,”Nëse nuk ka të drejta pune nuk ka qetësi”, “Punëtor dhe student bashkohuni”, filluan protestën në ora 18 dhe e vazhduan protestën drejt parlamentit, Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe Qeverisë.

“Kjo letër për solidaritet është nënshkruar nga sindikatat dhe organizatat qytetare, të cilat vendosën që shënimin për 1 maj ta bëjnë në rrugë me protestë për të kërkuar të drejta të reja për mbrojtjen e të drejtave ekzistuese dhe të dëgjohet zëri i punëtorëve. Duam të japim porosi që ne ende jemi këtu dhe të drejtat tona vazhdimisht shkelen”, thonë nga Lidhja e sindikatave dhe OJQ-të.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button