Ali Ahmeti uron besimtarët orthodoksë

Numri një i Bashkimit Demokratik ka uruar besimtarët orthodoksë për festën e Pashkëve.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie. Bëhet e shumefisht kjo kënaqësi kur kujtoj se këtë urim ia dedikoj edhe një pjese të mozaikut religjioz shqiptar, shqiptarëve ortodoks në Maqedoni e gjetiu, atij mozaiku që prej shekujsh i jep botës një shembull të vlerave të mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve”, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.

Ahmeti thotë që qytetarët meritojnë edhe shpresën edhe jetën më të mirë.

Ai uron që vitin e ardhshëm Pashkët të na gjejnë më mirë. “Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet tuaja”, përfundon urimin Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button