Ndërton “ballkonin” në një pemë për të shijuar pamjet e natyrës

Osman Lokman Gecer nga Duzce, në afërsi të Detit të Zi ka ndërtuar një ballkon të gjerë tetë metra katrorë lart në një pemë, në mënyrë që të shijojë natyrën e bukur përreth, raporton Anadolu Agency (AA).

Gecer, i cili jeton në vendbanimin Cumayeri kishte vendosur të ndërtojë këtë “ballkon” në një lartësi prej shtatë metrash në pemë në mënyrë që nga lartësia të shikojë turnetë e rafting-ut. Siç shprehet, me ndihmën e vëllait të tij ballkoni ishte ndërtuar për dy javë.

“Nuk kemi përdorur ndonjë material të posaçëm. Kemi përdorur dërrasat e gjetura por ja që fituam diçka të bukur. Nga ballkoni shikojmë lumin dhe konsumojmë çaj duke u kënaqur me pamjen”, tha Gecer.

“Në mbrëmje konsumojmë çaj këtu. Vijnë miqtë tanë, ndërsa kalimtarët bëhen kureshtarë kur na shikojnë lartë”, shtoi Gecer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button