Ja si i binden shoferët gjermanë sirenës së zjarrfikësve (Video)

Në Konigsbunn të Gjermanisë, është regjistruar momenti kur automjeti i zjarrfikësve po qarkullonte pa problem përmes një rruge të mbushur me vetura.

Ka mjaftuar vetëm tingulli paralajmërues, që shoferët të ndalojnë dhe ti parkojnë veturat jashtë rrugës, ndërsa mesi të mbetet i zbrazët, transmeton telegrafi.

Siç mund të shihni në video, kamioni kalon me shpejtësi, meqenëse i është hapur shtegu për të lëvizur pa problem.

“Mësim për tërë botën, ky është respekti që duhet të bëjë çdo shofer, kur dëgjon se po afrohet ndonjë makinë për emergjenca”, është një koment lidhur me rastin e regjistruar.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button