Del nga shinat treni i linjës Shkodër-Vorë, asnjë të lënduar

Amortizimi i hekurudhës ka bërë që mëngjesin e sotëm të rrezikohet seriozisht jeta e udhëtarëve të trenit të linjës Shkodër-Vlorë.

Ky i fundit ka dalë nga shinat pranë fshatit Ishëm por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Nga kqyrja paraprake e shinave rezulton se incidenti ka ndodhur si pasojë e vjedhjes se bulonave dhe pllakave metalike që lidhin traversat me shinat nga mbledhësit e skrapit, raporton OraNews.

Prej vitesh, hekurudha shqiptare vuan dëmtimin e linjave të saj nga vjedhesit, përpos amortizimit që është pasojë e mungesës së investimeve në to.

Ky incident i rradhës shton pasigurinë e transportit mbi linjat hekurudhore, transport ky që konsiderohet më ekologjiku në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button