Policia zbuloi migrantë në auotomjetin e një kumanovari

Ekipi i përzier policor nga VK “Bogorodicë” dhe Republika e Kroacisë dje zbuloi migrantë nga Afganistani të cilët i ka transportuar F.J (20) nga Kumanova.

Pas njoftimit paraprak në orën 17:20 në autostradën në afërsi të fshatit Smokvicë në disa automjete transportohen migrantë, ekipi i përzier policor i përbërë nga nëpunës të uniformuar policor nga SP nga për VK dhe Bogorodicë dhe Republika e Kroacisë, është drejtuar drejt vendit, pasi kanë mbërritur te vendi i quajtur “Stanica Klisura” është ndalur automjeti “Audi” me targa të Kumanovës të drejtuar nga F.J. (20) nga Kumanova, i cili ka ikur, por për një kohë të shkurtër është kapur nga ana e nëpunësve policorë, derisa automjetet e tjera kanë vazhduar të lëvizin drejt Demir Kapisë.

Në automjet janë zbuluar pesë migrantë ilegalë nga Afganistani, të cilët janë arrestuar në SP-Negotinë. Rreth orës 18:00 nga ana patrullës policore në rajonin e fshatit Klisurë, gjegjësisht rreth dy kilometra mbi fshatin në pjesën malore, janë gjetur tri automjete të zbrazta ku paraprakisht janë transportuar migrantë.

Punohet në zbulimin dhe gjetjen e shoferëve të cilët i kanë drejtuar automjetet, ndërsa kundër F.J pas ndriçimit të tërësishëm dhe dokumentimit të rastit do të shtrohet paraqitje përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button