Tetë kandidatura për anëtar të Gjykatës së Lartë në Shqipëri

Tetë kandidatura janë paraqitur në Presidencë për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Procedura nisi pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni.

Afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 25 prill, ku edhe është bërë publike dhe lista e të interesuarve për vendin vakant. Mes tyre është dhe ish nënkryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Panda.

Kandidatura të tjera janë Astrit Kalaja, Arta Llazari, Entela Prifti, Elona Stavri, Luan Hasneziri, Sokol Hasani dhe Sokol Ngresi, njofton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button