Selmani: Vetëvrasje me plumb në gjoks akt i pazakontë

Vetëvrasje me plumb në gjoks është një akti i pazakontë. Kështu deklaroi profesori universitar Bashkim Selmani në emisionin INTERVISTA në TV Shenja, duke komentuar mbi vrasjen apo vetëvrasjen e dëshmitarit të PSP-së, Kosta Kërpaç.

“Ka disa forma se si bëhet një vetëvrasje. Nuk është një praktikë e zakonshme që personi që bën vetëvrasje, të shkrep në gjoks. Rastet më të shumta të vetëvrasjeve janë me plumb në kokë”, deklaroi Selmani.

Sipas tij, akte të tilla dëmtojnë ndjenjën e sigurisë tek qytetarët dhe me këtë te qytetarët është krijuar një lloj pasigurie, prandaj sipas tij, do të jetë mirë që të gjitha organet përkatëse ta zbardhin rastin në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button