Arrest për shkupjanen për shitje të drogës në rrugë

Njësia për tregti të palejueshme me drogë pranë SPB Shkup, parashtroi padi penale kundër V.A. (27) nga SHkupi, për shkak të bazës së dyshimit se në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar substancë psikotropike amfetamin dhe drogë narkotike, dedikuar për shitje në rrugë të përdoruesve nga Shkupi.

Për veprën e kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve”, gjykatësi i procedurës paraprake, V.A.­-së i shqiptoi masë paraburgimi në kohëpzgjatje prej 30 ditëve. Siç informojnë nga MPB, e paditura, e cila edhe në vitin 2014 ka qenë e paditur penalisht për tregti të palejueshme me amfetamin dhe heroinë, gjatë këtij dhe vitit të kaluar, nga persona tani për tan i të panjohur, ka furnizuar sasi të amfetaminit dhe marihuanës dhe i ka ripaketuar për shitje në rrugë për përdoruesit nga Shkupi.

Pas bisedave të kryera me përdoruesit, ceket në kumtesë, është konstatuar se të gjithë, pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me të paditurën, në lokacione të ndryshme në Shkup i kanë blerë pakot me drogë, të cilat i kanë prëdirur për përdorim personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button