Qeveritë Kosovë-Shqipëri takohen më 3 qershor
Mbledhja e përbashkët e Qverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet më 3 qershor.
Vendimi për caktimin e datës së mbajtjes së këtij takim u morr në mbledhjen e sotme të ekzekutivit me ç`rast kryeministri Isa Mustafa theksoi se kjo mbledhje mund të mbahet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Mbledhja e fundit mes dy Qeverive u mbajt në mars të vitit të shkaur në Tiranë, transmeton Klan Kosova.