“Tv “Sitel”, “Alfa”, “Kanal 5”, “Kanal 5 Plus” dhe “Nova”, raportojnë në mënyrë të njëanshme”

“Një pjesë e televizioneve me koncesion nacional nuk i respektojnë pjesët para të nenit 61 nga ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, veçmas në pjesët kur kërkohet që në mënyrë objektive të informohet për ngjarjet me trajtim të njëjtë dhe mendim nga këndvështrime të ndryshme”, kështu shkruan në raportin e parë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në lidhje me ndjekjen e paraqitjes së lajmeve, në periudhën nga caktimi i ditës së zgjedhjeve deri në fillim të fushatës zgjedhore, gjegjësisht nga 15 deri më 24 prill të vitit 2016, njofton Portalb.

Ndjekja ka treguar se në dhjetë ditët e para prej caktimit të zgjedhjeve më së shumti është raportuar për “aktivitetet dhe qëndrimet e katër partive më të mëdha politike, faktorit ndërkombëtarë, presidentit të shtetit në lidhje me krizën politike dhe protestat qytetare”, ndërkaq radiofuzionuesit kanë treguar “qëndrim të ndryshëm ndaj standardeve profesionale dhe parimeve për kryerjen e aktiviteteve”.

“Programet e servisit publik radiodifuziv përpiqen që t’i respektojnë parimet programore dhe standardet për rregullat e tyre për mbulimin e procesit zgjedhor, me disa përjashtime. Pesë televizione – nuk i respektojnë pjesët e para të nenit 61 të ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, veçmas në pjesën ku kërkohet objektivitet, raportim të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të njëjtë me mendime të këndvështrimeve të ndryshme dhe mundësi që publiku vetë të formojë mendim për ngjarjet dhe çështjet e caktuara (alineja 9). Në “Tv Alfa”, “Tv Kanal 5”, “Tv Kanal 5 plus”, dhe “Tv Sitel”, shihen ngjarje në të cilat përfshihen aktivitetet të organeve shtetërore dhe promovimin e masave nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së, ku mediat në fjalë i trajtojnë dhe i përpunojnë ngjarjet në të njëjtën mënyrë dhe tregojnë mënyrë të njëjtë të raportimit. Përpunojnë/theksojnë qëndrime dhe tensione të ndryshme (të veta apo të marra nga mediat tjera të brendshme dhe të jashtme, ekspertë dhe përfaqësues të partive), madje përdorin edhe inçizime të njëjta (nga mediat e brendshme dhe të huajat), si material ilustrativ, që tregon një pajtueshmëri në politikën e tyre redaktuese”, qëndron në raport, transmeton Portalb.

Në raport gjithashtu shkruhet se edhe “Tv Nova”, nuk i respekton pjesët e para të nenit 61 të alinesë 9 dhe alinesë 3.

Te këto televizione, shtohet në raport “vërehet tendencë, nëse vazhdohet me të njëjtën rrugë, do të rezultojë me raportim në funksion të mediumit zgjedhor të partive në pushtet”.

“Bëhet fjalë për ngjarjet në të cilat promovohet masat për përparim në bujqësi dhe programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, të cilat paraqiten si politika të shtetit në këtë fushë, por edhe për ngjarjet të cilat i bëjnë për aktivitetet e organeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, të cilat janë të krijuara për të tërhequr mbulim mediatik”, thuhet në raportin e ASHMAA-së.

Raportin e plotë mund ta zbrisni në këtë link: Raporti i ASHMAA-së për mediat

“Freedom House”: Maqedonia nga grupi me media “pjesërisht të lira” në grupin e vendeve që “mediat janë të lira”

Përndryshe, pozicioni i Maqedonisë në lidhje me liritë e mediave nga grupi “pjesërisht të lira” ka rënë në grupin e vendeve që “mediat nuk janë të lira”, pas publikimit të materialeve të përgjuara që tregojnë se pushteti i ka përgjuar edhe gazetarët, gjithashtu të njëjtat tregojnë edhe lidhjen mes funksionarëve të lartë të shtetit me pronarët e mediave por edhe si rezultat i rritjes së kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punëtorëve mediatik. Peizazhi mediatik në Maqedoni është thellë i polarizuar sipas ndarjes politike, njofton Portalb.

Është prezentë autocenzura te gazetarët, kryesisht si rezultat i trysnive nga pronarët e mediave me interesa konkrete në biznes apo politik dhe në kohën e fundit si rezultat ndjekjes. Gazetarët janë pak të paguar dhe përballen me kërcënime dhe me abuzim për shkak të raportimin hulumtues apo kritik. Kjo kryesisht shkruhet në Raportin e “Freedom House”, për Maqedoninë  për vitin 2016 të.

Maqedonia është i vetmi vend në rajon, bashkë me Turqinë, e cila është në grupin e vendeve me media jo të lira. Të gjitha shtetet tjera janë pjesë e grupit të vendeve me media pjesërisht të lira.

Gjithashtu, Maqedonia është njëri ndër vendet që gjatë vitit të kaluar kanë pësuar më së shumti rënie. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button