Mahnitëse: Kasollja e “tejdukshme” (Foto/Video)

Disa pasqyra, drita LED dhe pak kreativitet kanë mjaftuar që një kabinë e dëmtuar 70 vjeçare të kthehet në një fenomen ndërkombëtar.

Artisti Phillip K. Smith ka bërë “shtëpinë e pasqyrave” e cila në pamje të parë duket e tejdukshme.

Instalimi i quajtur “Vendi i tejdukshëm” ndryshon pamjen varësisht nga koha e ditës. Në saje të pasqyrave, kur Dielli shkëlqen, duket transparente, ndërsa natën errësohet e kuadratet e gjelbra dhe të kaltra qëndrojnë në dyer e dritare, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi ishte bashkimi me shkretëtirën në ndryshimet e heshtura që janë aty. Kur përshtateni me shkretëtirën, projekti fillon të zhvillohet para syve tuaj”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button