Zëvendëskryeministri Halili takoi ambasadoren e Austrisë, Kobler
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot realizoi takim me ambasadoren e Austrisë në vendin tonë, Renate Kobler.
“Gjendja aktuale në vend, proceset integruese, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit në theks të veçantë marrëdhëniet ndëretnike ishin në fokusin e bisedës në takimin e parë në zëvendëskryeministrit Halili dhe Ambasadores Kobler. Ai në këtë rast, falënderoi ambasadoren austriake për ndihmën që Austria jep për vendin tonë dhe në veçanti për zbatimin e plotë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Bashkërisht konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen. Ata gjithashtu u shprehën se nuk do të mungojë bashkëpunimi në mes SIMO-s dhe Ambasadës së Austrisë në mbështetjen e politikave që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në kumtesën e Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë.