Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile

Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është stabile dhe ajo mund të mbahet stabile vetëm nëse me të vërtetë të gjithë së bashku e vendosin interesin shtetëror dhe të qytetarëve para interesave politike, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir.

Spasovski porositi se nuk duhet të merren aktivitete kryesisht në interes të partisë sepse me atë dëmtohet shteti.

“Marrëveshja ishte gjasë për pajtim dhe çdo subjekt politik duhet thellë të jetë i përgjegjshëm se duke bërë hape kryesisht në interes të partisë, në të vërtetë bënë hapa kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Spasovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ministri i Punëve të Brendshme shprehu keqardhje dhe tha se ende vazhdon hetimi për incidentet e djeshme në Shkup, ku u gjet i vdekur dyzetvjeçari K.K. në banesë në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, me plagë nga armë zjarri, si dhe për plagosja e ish­funksionarit të LSDM­së.

Ai paralajmëroi se profesionistët në MPB do ta hetojnë edhe këtë rast, pas çfarë oponioni do të informohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button