Danielson – Besimi: Kërkohet qasje konstruktive për çështjet e hapura

Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Koordinuesi Nacional i Programit IPA, Fatmir Besimi, realizoi një vizitë të shkurtër njëditore në Bruksel, gjatë së cilës realizoi takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm për zgjerim, Kristijan Danielson, në të cilën mori pjesë edhe Drejtoresha përgjegjëse për Republikën e Maqedonisë, Aleksandra Kas Granje.

Në takim u bisedua për më shumë tema aktuale nga marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian, por edhe për perspektivat dhe hapat e ardhshme të cilat do ta përcaktojnë dinamikën e procesit të integrimit në BE vitin e ardhshëm si dhe hapin e ardhshëm në periudhë afatmesme.

Besimi edhe një herë shprehi falënderime për Raportin objektiv të Komisionit Evropian dhe vlerësimeve pozitive për progresin e mëtutjeshëm në reforma në Maqedoni dhe si rezultat i kësaj, dhënien e rekomandimit të pestë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. 
Danielson informoi për procesin aktual të përgatitjeve për takimet e dhjetorit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së dhe të Këshillit Evropian, ku theksoi se është shumë me rëndësi në këtë moment të vazhdohet me qasje konstruktive dhe pro-aktive drejt të gjitha çështjeve të hapura dhe aktuale, si. Mediat, gjyqësori, reforma zgjedhore, përfshirja në proceset politike, marrëdhëniet ndër-etnike si dhe çështjet lidhur me marrëdhëniet e mira nder fqinjësore.

Drejtori i përgjithshëm Danielson, theksoi qasjen e re të Komisionit Evropian në pjesën e Udhëheqjes me Ekonominë si dhe udhëheqjes me financat publike, si pjesë e risive që përmban Strategjia për zgjerim e BE-së për periudhën e ardhshme. Ai nënvizoi rezultatet e mira të cilat deri tani i ka arrit Maqedonia në përputhjen e efekteve negative nga kriza financiare. Danielson,  gjithashtu informoi për koordinimin me institucionet financiare Ndërkombëtare dhe hapat e ardhshme të planifikuara për mbështetje dhe drejtim të reformave tona në këtë sferë të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button