Liria humb në kohën shtesë

Ka lëshuar kreun e tabelës përsëri skuadra shqiptare që po garon në Ligën e Parë të basketbollit, pasi mbrëmë është mundur nga Feni Indursti në Kavadar.

Të përzgjedhurit e trajnerit Marjan Iievski ishin shumë afër triumfit, pasi që në çerekun e fundit filluan me 13 pikë epërsi (58:45), por në fund vendasit arritën që të nxjerrin një barazim 63:63, e që sollën dhe kohën shtesë prej 5 minutave, që ishin dhe fatale për shkupjanët të cilët pësuan disfatë  me rezultat 77:67.

Basketbollist më i dalluar te Liria përsëri ishte Bojan Trajkovski që shënoi 17 pikë, ndërsa Dime Tasovski shënoi një më pak, 16 pikë. Te Feni Industri në këtë ndeshje është dëshmuar Balaban që shënoi 21 pikë, duke realizuar edhe 11 kërcime.

Feni Industri ngadalë po kthehet në formë, pasi që ka arkëtuar dhe fitoren e 3-të të sezonit. Liria që ka pësuar disfatën e dytë, mbetet në pozitën e dytë pas Rabotniçkit që mundi Strumicën me rezultatin 82:73. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button