Gjorgiev: Gënjeni, Idrizi e ka shtyrë karrocën time invalidore

Bllagojço Gjorgiev i cili është pjesë e protestave të “Revolucionit Larman”, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka reaguar për lajmin “listën e zezë” të “vandalëve” që duhet të arrestohen ose t’u ngritën padi. Në këtë listë është edhe emri i Ismet Idrizit, njofton Portalb.

Në vazhdim mund ta lexoni statusin e plotë të Gjorgievit:

“Gënjeni!!! Ismet Idrizi e ka shtyrë karrocën time invalidore në momentin kur disa policë filluan të rrahin dhe të arrestojnë, atëherë Ismet e ka nxjerrë telefonin që ta inçizojë dhunën që e bënin policët ndaj qytetarëve dhe disa policë e rrëzuan për toke, për asgjë!!!”, shkruan Gjorgiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button