Ankesa për Listën Zgjedhore “të pastruar”

Asociacionet qytetare dhe organizatat joqeveritare kanë filluar t’i marrin ankesat e para nga qytetarët pas publikimit  të Listës Zgjedhore në ueb-faqen e internetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë paralajmëruar për 5 qershor të këtij viti. Një grua në moshë nga Shkupi është çuditur kur e ka parë në listë djalin e saj i cili tanimë 15 vjet jeton jashtë vendit, njofton Portalb.

“Djali, deri në zgjedhjet e vitit 2014, në listë ka qenë i nënvizuar me yll, që do të thotë se është person i cili nuk jeton në shtet, por do të votojë në diasporë. Nga viti 2014, shenjën apo yllin ia kanë hequr pa kërkesën apo pajtimin e tij, ndërkaq djali i tij tani llogaritet si votues në Maqedoni. Problemi është lajmëruar që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, por kërkesa për korrigjim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk është miratuar, gjegjësisht nuk është korrigjuar gabimi. Para një muaji në kornizë të afateve ligjore, deri te KSHZ-ja është parashtruar kërkesë në të cilën theksohen se ka gabim. Megjithatë, pas publikimit të Listës Zgjedhore të hënën, e kam konfirmuar se gabimi prapë nuk është përmirësuar dhe ende është i regjistruar si votues i Maqedonisë”, thonë nga OJQ CIVIL, transmeton Portalb.

Njeriu i parë i kësaj organizate, Xhabir Deralla, ka deklaruar se ekzistojnë edhe arsye tjera të parregullsive në Listën Zgjedhore, megjithatë pritet që të konfirmohen.

“Bëhet fjalë për proces zgjedhor, i cili është shumë problematik, në kushte të krizës politike dhe pa-përgatitshmërisë së sistemit”, vlerëson Deralla.

Edhe nga Asociacioni qytetar “Most” i kontrollojnë rezultatet e publikuara nga KSHZ, dhe më pas pritet që të dalim me koment.

Përndryshe, në internet faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, prej të hënën është publikuar Lista Zgjedhore dhe qytetarët brenda 15 ditëve nga  dita e publikimit, kanë edhe një mundësi për t’i kontrolluar të dhënat personale dhe t’i paraqesin parregullsitë eventuale.

Lista Zgjedhore do të shpërndahet edhe në 34 njësitë rajonale të KSHZ, ku po ashtu mund të bëhet shqyrtimi, transmeton Portalb.

Pastrimi dhe përditësimi i të dhënave nga Lista Zgjedhore vazhdon edhe më tej, ndërsa i tërë procesi duhet të përfundojë më 26 maj. Më 14 maj, lista do t’u dorëzohet edhe partive politike të cilët deri më 19 maj duhet ti dërgojnë vërejtjet e tyre. Më 26 maj duhet të mbyllet Lista Zgjedhore. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, duhet të fillojë më 16 maj.

Nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, shtetit, respektivisht qytetarëve do tu kushtojnë 7,5 milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button