Qepa për imunitet dhe aromë të ushqimeve

Qepa është mëlmesë e shëndetshme dhe e shijshme, prandaj nuk çudit që vihet në gati çdo ushqim të njelmët. Megjithatë, nutricionistët rekomandojnë të konsumohet sepse në mënyrë efikase ngrit imunitetin.

Qepa ka shije pikante dhe është ideale për gjyveç. Kokat tërësisht të bardha dhe te kuqe kanë strukturë të qelqtë, prandaj më shumë rekomandohen për përgatitjen e sallatave sesa për zierje.

Qepa duhet të ruhet deri në 10 ditë në vend të ftohët, por jo në frigorifer, sepse humb përbërësit ushqyes. Megjithatë, para se ta preni vëreni në frigorifer për disa minuta dhe nuk do t’ju bëjë të keni lot, transmeton Koha.net. Hudhrën shumica e njerëzve nuk e hanë në gjendje të freskët, sepse vonon të tretet dhe shkakton erë të pakëndshme. Si mëlmesë është jashtëzakonisht e popullarizuar për shkak të aromës së fortë.

Në ditët e ftohta duhet të hahet e freskët, sepse mbron nga sëmundjet, ul tensionin e gjakut, ndihmon që të nxirren toksinat nga organizmi dhe redukton nivelin e kolesterinës. Më lehtë do ta tretni nëse para ushqimit e pastroni dhe e zhytni për disa minuta në qumësht të ftohtë.

Purrini (prasi) ka aromë të këndshme, dhe më së shpeshti përgatitet në avull ose fërgohet në vaj, ndërsa në gjendje të freskët u shtohet sallatave. Veçanërisht është i shijshëm në kombinim me karotën, vezët dhe salcën e domateve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button