Sejdi Thaçi i zhdukur më 1999 kthehet i gjallë në shtëpi

Familjarët thonë se në janarin e vitit 1999 ai ishte marrë nga ushtarët serbë.

Sejdi Thaçi, i lindur më 1936, i zhdukur në janar të vitit 1999 është kthyer në fshatin e tij, një javë më parë, njofton Klan Kosova.

Familjarët thonë se në janarin e vitit 1999 ai ishte marrë nga ushtarët serbë.

Ata kanë dëshmuar që gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë.

Hysen Thaçi, djali i vëllait të Sejdi Thaçit ka thënë se me gjithë që e kanë kërkuar shumë, ata deri në kthimin e tij nuk kanë pasur asnjë informacion për Sejdiun.

“Sejdiu është zhdukur më 6 janar 1999. Ai është marrë nga forcat serbe pas rastit Panda. Kemi kërkuar nga organizata të ndryshme për të, por nuk na është dhënë asnjë informacion. Për fat të mirë ai është kthyer i gjallë, rreth orës 8:30. Gjendja e tij nuk është aq e mirë, as ajo psikike, por as ajo fizike. Ai nuk ka njohuri për vendet ku ka qëndruar si i arrestuar. I kujtohet vetëm arrestimi. Ai nuk mundet të na tregojë, por e dimë që në Kosovë ka hyrë nga pjesa veriore. Sejdiu e përmend edhe një person, edhe ai i arrestuar, i cili ka thënë se ka vdekur para pesë apo gjashtë muajsh. Nuk kemi dashur që t’i lëndojmë familjarët e të pagjeturve, që ata të mbajnë shpresa që mund të ketë edhe të tjerë si Sejdiu”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button