Tetovë, përfundon e qetë protesta, vazhdon të mërkuren (FOTO+VIDEO)
(E plotësuar) – Ka përfunduar e qetë protesta në Tetovë e organizuar nga sektori civil #Protestoj.
Qindra qytetarë dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të presidentit Ivanov për falje. Ata gjithashtu kërkuan dorëheqjen e menjëherhsme të presidentit Ivanov.
Protestuesit njoftuan se protesta do të vazhdojë sërish të mërkurën para Gjykatës Themelore në Tetovë./ Portalb
(Video nga protesta në Tetovë përpara zyrës së Ivanov)
19:10 – Dhjetra qytetarë tashmë kanë filluar protestën edhe në qytetin e Tetovës për të protestuar kundër vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Protesta e organizuar nga lëvizja civile #Protestoj kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Ivanov./ Portalb