Nuk do ta besoni më kë është martuar Lukasi i “Klonit”

Të gjithë ata që e kanë ndjekur serialin “Kloni” disa vite më parë, e kujtojnë mjaft mirë aktorin kryesor Murillio Benício, në rolin e Lukasit. Historia e pazakontë që e mbajti të mbërthyer publikun në çdo vend ku u shfaq telenovela braziliane, pas skenave dhe xhirimeve paska pasur një histori të vërtetë dashurie. Por jo ajo që mund të mendoni. Lukas dhe Zhade nuk kanë qenë bashkë në jetën reale, siç u mendua pak kohë pas fundit të filmit.

Lukasi, në të vërtetë krijoi një marrëdhënie me aktoren Debora Falabella, e cila në serialin “Kloni” ka luajtur rolin e Melit, vajza e Lukasit dhe Marizës. Fillimisht, ata të dy e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, për afro 3 vjet, derisa u ndanë nga partnerët respektivë dhe në shtator të vitit 2012 pranuan publikisht se ishin bashkë. Dhe vetëm një muaj më vonë u martuan.

Para se me u martuar me Murillio-n, jeta personale e Débora Falabella-s nuk ka me shumë fat. Në vitin 2005 ajo u martua me Eduardo Hipolitho (i njohur me emrin e artit si Chuck), vokalisti i grupit “Forgotten Boys”, me të cilin lindi edhe një vajzë, Nina. Por në vitin 2010 çifti u divorcua. Më vonë, aktorja 37-vjeçare pati edhe një lidhje të shkurtër me Daniel Alvim në vitin 2011, por as ajo nuk funksionoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button