Ejupi makineri golash në Kroaci

Muzafer Ejupi ka vazhduar me goleadën e tij në kampionatin e Kroacisë, duke shënuar sot në duelin kundër Inter Zapreshiç. Futbollisti shkupjan edhe një herë ka treguar se është në formë të mrekullueshme dhe se golat u bënë përditshmëri, duke e regjistruar kështu golin e 13-të në këtë sezon. Sllazevn Bellupo i Ejupit ka shënuar fitore të lartë 4:1, ndërsa Ejupi i ka dhënë avantazhit skuadrës së tij, kur rezultati ishte i barabartë.

Tani Muzafer Ejupi është golashënuesi i dytë në kampionat, me gjashtë gola më pak se futbollisti maqedonas, Nesterovski, i cili luan për Inter Zapreshiç. Në tabelë Sllavën është i shtati, një pozitë më poshtë se Inter dhe kanë diferencë prej vetëm dy pikëve. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro për ti zhvilluar, ndërsa Ejupi ka shansin që të vazhdojë të shënojë gola, sidomos në ndeshjen e radhës kur ekipi i tij do të luajë me Zagrebin e fundit, më pas si nikoqire e pret liderin Dinamo Zagreb, ndërsa kampionatin e mbyll me duelin kundër Splitit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button