Gjërat që duhet dhe nuk duhet t’ia bëni flokut tuaj të ngjyrosur

Flokët e ngjyrosura kërkojnë trajtim të veçantë pasi ato janë dëmtuar nga kimikatet e ngjyrës.

Ja disa këshilla:

▪ Mos i laj flokët çdo ditë. Lejo yndyrën natyrale që t’i ushqejë e t’i hidratojë, sepse flokët e ngjyrosur janë vetë të thatë.
▪ Laji flokët me ujë të vakët, jo të nxehtë dhe të bollshëm.
▪ Përdor një shampon specifik, pa përmbajtje sulfati dhe sa më pak kimikate.
▪ Përdor balsam çdo herë që i lan flokët, por pa prekur rrënjët. Balsami bimor do të ishte zgjidhja më e mirë.
▪ Një herë në javë përdor një maskë rigjeneruese për flokë të dekoloruar dhe mbaje për rreth 30 minuta. ▪ Shpëlaji me ujë të ftohtë, sepse ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e lagështirës dhe forcon rrënjën.
▪ Mundohu që ta eliminosh fare tharësen, por nëse nuk mundesh, përdore në temperaturë sa më të ulët.
▪ Apliko kristalinën dhe maska natyrale për flokë të dëmtuar.
▪ Mos harro vajin e ullirit! Është ushqyes shumë i mirë dhe i hidraton flokët.
▪ 5 lugë vaj ulliri dhe dy të verdha veze. Aplikoje maskën në flokë, vendos një qese dhe lëre të veprojë për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm.
▪ Floku i dëmtuar ka nevojë që një herë në javë të trajtohet me vaj të nxehtë (vaj argani, vaj arre kokosi, vaj ulliri, ricini etj).
▪ Përdor krehër me dhëmbëza të mëdha dhe krihi sa i ke të lagur për të shmangur këputjen e tyre.
▪ Përdor maskën me mjaltë. Përzje 2 lugë mjaltë dhe 3 lugë vaj ulliri. Aplikoje në flokë dhe mbaje për 20 minuta. Shpëlaje me shampon dhe ujë të bollshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button