LSDM: Është hipokrizi që kriminelët të lirohen a qytetarët e revoltuar të arrestohen

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), i kundërvihet pushtetit, siç thonë ata, dhunës të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Hipokrizi është që të akuzuarit për krime dhe korrupsion që qëndrojnë në krye të pushtetit të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së të lirohen dhe të falen, ndërkaq pushteti i njëjtë i arreston qytetarët që nëpërmjet protestës e shfaqin revoltin e tyre për mënyrën e qeverisjes se këtij pushteti. Gjorge Ivanov dhe mentori i tij, Nikolla Gruevski kanë bërë grusht-shtet, pas shkeljes së Kushtetutës dhe shtetit ligjor. LSDM rikujton pushtetin se e drejta për të protestuar është e drejtë që mbrohet me ligj, njëkohësisht bëjmë thirrje që protestat të jenë paqësore dhe pa dhunë. Maqedonia demokratike në këmbë, askush nuk mundet ta ndalë këtë proces për kthimin e lirisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pas njëri ndër kryesuesit e partisë “E Majta” është arrestuar pasi që paraprakisht ka qenë i thirrur në një stacion policor për bisedë informative, që ashtu siç njoftoi partia e tij, aty është ndalur dhe sipas partisë, pritet paraburgimi tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button