Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi: Ecim drejt Europës

Partia e Aleksandër Vuçiç ka korrur një fitore të madhe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas leximit të rezultateve të para ai ka thënë se do ta mbaj vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Serbia do ta vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe ne do të mundohemi ta përshpejtojmë atë”, ka thënë Vuçiç para përkrahësve të mbledhur në selinë e partisë në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Serbi kanë nxjerrë fitimtare Partinë Përparimtare serbe të Vuçiç, me rreth 55 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Socialiste e Ivica Daçiç radhitet e dyta, ndërsa radikalët e ultranacionalistit Vojisllav Sheshel, radhiten në vendin e tretë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës janë vlerësuar si të rëndësishme për orientimin politik të Serbisë. Udhëheqësit politikë të Serbisë janë ndarë në dysh ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.
Qeveria aktuale thotë se synon të ruajë lidhjet me Moskën, por njëkohësisht të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Grupet e djathta që fajësojnë perëndimin për pavarësinë e Kosovës, kërkojnë orientimin drejt Rusisë si aleate tradicionale e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button