Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhjen e saj të radhës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Që nga zgjedhja e Hashim Thaçit dhe betimit të tij si president i Kosovës nuk është mbajtur asnjë seancë parlamentare, transmeton Klan Kosova.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë janë këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare.
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen ekërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë (i plotëson kushtet me 27.04.16),
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,
  3. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,
  4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014,
  6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  7. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
  8. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  9. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
  10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button