Rregulla që duhet zbatuar kur parfumoseni!

Të gjithë e njohin ndjesinë e aromës së një parfumi hedhur në lëkurë. Është shkencërisht e vërtetuar që mbartja e aromës së mirë rrit vtevlerësimin tek njerëzit dhe i bën të ndihen më mirë, transmeton Living.

Por nëse mendoni se hedhja e parfumit është ndër gjërat më të thjeshta që mund të bëni gaboheni.

Më poshtë do të lexoni rregullat e arta të parfumosjes:

  1. Aplikoni krem hidratues pa aromë para se të lyheni me parfum. Kjo do të bëjë që parfumi të qendrojë më gjatë.
  2. Nëse ju doni që parfumet tuaja të zgjasin më shumë, pse jo? Ajo që duhet të bëni është t’i largoni parfumet nga tualeti apo nga vendet me lagështirë. Vendet e ngrohta do të ndikojnë negativisht në cilësinë e aromës së parfumit. Fare mirë mund t’i mbani parfumet në dhomën tuaj.
  3. Parfumosuni menjëherë pas dushit para se të visheni. Lagështia në lëkurën tuaj do të bëjë që parfumi të qëndrojë më gjatë.
  4. Mos fshini kyçet pasi i keni spërkatur me parfum .
  5. Spërkatja e një aromë me bazë alkooli direkt mbi flokët tuaj do t’i dëmtojë.
  6. Nëse doni të ndjeni aromën e një parfumi prisni deri sa të thahet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button