Afrika e Jugut, shpëtohen 50 majmunë të uritur dhe të torturuar

Së paku 50 majmunë të uritur dhe të dehidratuar janë shpëtuar në kushte katastrofike sot nga kafazi në veri të Johannesburgut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata ndërkombëtare për shpëtimin e primatëve thekson se bëhet fjalë për llojin e majmunit merimangë kokëzi, capuchin dhe majmunit ketër. Kafshët e torturuara janë gjetur në “një kopsht privat zoologjik” ndërsa janë mbajtur në kafazë “për të argëtuar njerëzit”.

Organizata thekson se disa lloje të majmunit kanë qenë aq të paushqyer saqë kokën e kanë pasur në mënyrë joproporcionale, më të madhe se trupin.

“Bëhet fjalë për mizori ndaj kafshëve. Asnjë majmun nuk ka guxuar ta përjetojë këtë”, deklaroi drejtoresha e Organizatës ndërkombëtare për shpëtimin e primatëve, Sue Mousley.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button